E Diel, 1 Nëntor 2026

Nderimet e fundit për Klosin, homazhe në Biblitotekën Kombëtare

Tiranë- Homazhet për publicistin e vetëvrarë, Ardian Klosi janë duke vazhduar që nga mëngjesi i ditës së sotme deri në orën 14:00 , kur trupi i pajetë do të përcillet në banesën e tij të fundit në varrezat e Sharrës.

Nderimet e fundit, Klosit, po i japin të afërm, miq dhe kolegë në banesën e familjes së tij që ndodhet në rrugën “Prokop Myzeqari”, dhe nga ora 12:00 deri në 14:oo homazhe do të mbahen edhe në hollin e Bibliotekës Kombëtare në kryeqytet.

Më i trishtuar nga të gjitha duket aktori i njohur, Timo Flloko. Ai vlerësoi figurën e Klosit duke e qutjaur intelektual shumë dimensional.

“Si njeri i madh që ishte, ai bëri një zgjidhje dhe të mëdhenjtë nuk gjykohen për zgjidhjet që bëjnë”, – u shpreh Flloko.

Ardian Klosi i dha fund jetës së tij mbrëmjen e së enjtes, pasi më parë i kishte dërguar një mesazh në celularin e së shoqes më këtë tekst: “Kaluam shumë bukur. Ishte fjala për atë pak kohë që kaluam aty. Unë nuk mund të vazhdoj më. Kur të kthehesh eja pa vajzën”.

Kohët e fundit, publicisti po vuante nga një gjendje depresive, duke tentuar edhe dy herë më parë të vetëvritej duke pirë një sasi të madhe ilaçesh, por që i shpëtoi vdekjes falë ndërhyrjes së shpejtë të ndihmës mjekësore. Veprim të cilin e përfundoi tragjikisht të enjten në darkë kur ndodhej i vetëm në banesën e tij në Tiranë.

Ideal Gola/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›