E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamtumire Roland Trebicka, aktori qe u duartrokit deri ne agoni! Izaura Ndoj

“Mbase do te kthehem ne teater, ne oborr a ne holl, por e di se ne skene nuk do ngjitem me kurre. Me ndero”. Keto kane qene fjalet qe i ka thene bashkeshortes, ne castet e agonise Roland Trebicka. Dhe ne fakt, keshtu ndodhi! Roland Trebicka u rikthye per here te fundit ne Teater, ku mes loteve u vleresua dhe u duartrokit per here te fundit jo ne ndonje rol, por per ate cka i dhuroi skenes dhe teatrit shqiptar. Ky ishte Roland Trebicka, aktori qe na ka bere te qajme nga te qeshurat, ndersa dje derdhem lot nga dhimbja dhe boshlleku, qe ai la pas. Familjare, miq, kolege, por edhe ata qe e njihnin vetem prej ekranit, e nderuan ne homazhet e mbajtura ne Teatrin Kombetar, aty ku Trebicka i dha fryme rolit te tij te fundit, Seit Beut. Pas zhvillimit te homazheve per rreth 2 ore, trupi i pajete i aktorit u nis drejt baneses se fundit mes duartrokitjeve, qe e shoqeruan gjate gjithe jetes.

Lamtumire “Jovan Bregu!”

“Mjeshtri i madh” i skenes shqiptare, legjenda e Teatrit, u shua te merkuren ne moshen 65-vjecare, per shkak te nje semundjeje te rende. Grahmat e fundit i dha ne shtepine e tij, rreth ores 14:30. Prane tij, jane gjendur e shoqja e mikja e jetes se tij, Violeta dhe dy vajzat, Manjola qe kishte ardhur enkas nga Franca dhe Evisi qe jeton ne Tirane. Lajmi i rende, befasoi miqte e te afermit. Shumekush pat menduar se ai e mundi vdekjen, por jo, ai thjesht e kishte mposhtur per pak kohe. Rikthimi i Roland Trebickes ne skene e TK-se me dramen “Endrra e Ismail Qemalit”, ishte nje lajm i mire. Publiku e duartrokiti gjate ne ate qe do te ishte roli i tij i fundit. Afer ne rolin e tij te fundit, ka qene aktori Fatos Sela, i cili ka ndjere sforcimin mbinjerezor te tij per te perballuar semundjen. “Brilant ne prova. Vinte dy ore para nesh. Skuqeshim kur ne shkonim me vonese dhe ai ishte aty edhe i semure. Pike frymezimi per ne. Vetem semundja e mposhti Roland Trebicken. Vlerat e tij jane aty”, tha Sela. I cilesuar si nje komik i pashoq, por edhe si nje aktor me dramaticitet te madh, Roland Trebicka do t’i mungoje skenes, artit, Shqiperise. Duartrokitjet dhe te qeshurat me batuat e tij, do te degjohen me siguri edhe aty ku artisti do te prehet ne paqe!

Dhimbje e thelle per Trebicken

Si rrallehere, nje lajm terhoqi vemendjen e publikut ne menyre te rrufeshme dhe masive. Ndarja nga jeta e aktorit te madh te humorit shqiptar, Roland Trebicka, pushoi brenda pak sekondash rrjetet sociale. Dhjetera fotografi te Roland Trebickes, ku padyshim dominonin ato te rolit te Jovan Bregut tek komedia “Pallati 176”, e cila prej 25 vitesh vazhdon te jete ende nje nga me te shikuarat. Batutat e famshme te Jovan Bregut, ato qe tashme thuajse i dine te gjithe, jane postuar nga adhuruesit e aktorit te madh.

Kreret e politikes, nderojne Trebicken: Aktor i pashoq i skenes shqiptare

Homazheve qe u mbajten dje ne hollin e teatrit Kombetar, iu bashkuan edhe kreret e politikes, te cilet u perkulen me nderim perpara trupit te pajete te aktorit te mirenjohur. Pasi kreu homazhe perpara trupit te aktorit te njohur dhe shkroi disa vargje ne librin e kujtimeve, Kryetarja Jozefina Topalli shprehu ngushellimet e sinqerta bashkeshortes, femijeve dhe familjareve te aktorit te shquar Trebicka, per humbjen e njeriut te tyre te dashur. “Te gjithe ne, arti shqiptar, ekrani, humbem nje kolos te komedise shqiptare”, tha Topalli. Nderkohe, Kryeministri Berisha deklaroi se kjo dite eshte nje dite e dhimbshme zie per artin shqiptar. Sipas kryeministrit, Trebicka ka arritur te behet i pavdekshem, permes personazheve qe ka interpretuar. “Roland Trebicka ishte dhe do mbetet njeri nga artistet me te dashur, me te cmuar, me te fuqishem ne mjeshterine e tij per shqiptaret. Me bukur se Roland Trebicka, askush tjeter nuk u shkri ne personazhet e tij. Ne kete aspekt ai ka jetuar, jeton dhe do jetoje ne keto personazhe artistike”- u shpreh kryeministri. Ndersa kreu i PS-se, Edi Rama, u perul me nderim perpara trupit te pajete te aktorit te mirenjohur Roland Trebicka. Pasi shkroi mesazhin e tij ne librin e kujtimeve, Rama deklaroi se humbja e Trebickes, eshte nje boshllek i pazevendesueshem ne Teatrin shqiptar. “Me nderim e percjellim jo vetem si nje komik te madh, por edhe si nje njeri vertet te rralle”- deklaroi Rama. Ne nderim te aktorit Roland Trebicka, mori pjese edhe Kryetari i LSI-se, Ilir Meta. Pasi la pershtypjet e tij ne librin e shenimeve per figuren e aktorit te shquar, Meta e vleresoi Trebicken si, “Nje nga aktoret me te dashur per publikun shqiptar”. Edhe ministri i Kultures, Aldo Bumci, zhvilloi homazhe ne nder te aktorit Roland Trebicka. Ai deklaroi se dita e sotme eshte nje dite zie per kulturen shqiptare, ndersa shtoi se skenes shqiptare do t’i mungoje sharmi i gjeniut te humorit. “Me i madh se talenti, ishte dhe vullneti i tij. Ne rolin e tij te fundit u ngrit ne kembe si celik permes vullnetit. Na beri te besojme se mrekullia kishte ndodhur, e kishte fituar betejen me semundjen. Trebicka eshte nga ata njerez qe kane qene te bekuar, ka hyre ne familjet tona, na ka bere te buzeqeshim. I paharruar qofte emri i tij.”- u shpreh ministri Bumci.

Presidenti Nishani: Jeta e tij e shkurter, eshte pragu i fillimit te nje pavdekesie

Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, shprehu hidherimin e thelle per ndarjen nga jeta te artistit dhe aktorit te shquar Roland Trebicka, permes nje mesazhi ngushellimi drejtuar familjareve te te ndjerit, ne te cilin shkruhet: “Sikur aktori Roland Trebicka te ishte njeri i zakonshem, fjalet e ngushellimit per ndarjen e tij nga jeta, do te ishin me te lehta per t'u zgjedhur e per t'u shprehur. Eshte rrugetimi i mundimshem drejt artit, eshte jeta dhe vete personaliteti i artistit te shquar, qe na ben te mendohemi shume e te zgjedhim fjalen me te ngrohte e te denje per te shprehur dhimbjen dhe respektin e merituar qe ia kemi borxh, sepse ajo cka la pas me artin e tij, eshte nje sherbim i madh qe i ben vendit. Jeta e tij e shkurter eshte pragu i fillimit te nje pavdekesie, te cilin ai e ka merituar dhe ne jemi krenare per kontributin e tij ndaj artit dhe kultures shqiptare”, perfundon mesazhi i ngushellimit i Presidentit Nishani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›