Lamtumire letrave tani SMS dhe e-mail

Nëse do të pyesnim veten se sa kohë ka kaluar që kur jemi ulur për të shkruar një letër për një të dashur a një mik, do ta kishim të vështirë përgjigjen. Përdorimi i përditshëm i internetit dhe celulari ka gllabëruar edhe momentet intime që shkaktojnë shkronjat mbi një letër të bardhë. Fjali si “Shpresoj që kjo letër apo kartolinë t’ju gjej mirë” tashmë na duken krejtësisht jashtë mode.
"Nuk dërgoj më kartolina. Shkrimi është dicka që na afron më shumë edhe shpirtërisht me njerëzit por tani është pak e dalë mode", thotë një vajzë. "Tani dërgojmë kartolina me internet, se më pëlqen shumë", thotë një tjetër. "Vitin e kaluar kemi shitur 300-400 copë në ditë, kurse sot 50 copë në ditë", shprehet një shitës kartolinash.
Festat e fundvitit janë ndoshta momentet që duhet të na nxisin për t’i kushtuar më shumë kohë atyre që kemi larg. Përkundrazi edhe në këtë periudhë ne përdorim kartolinat elektronike që shpesh edhe urimin e kanë standart.
"Një mesazh sot është bërë kaq i zakonshëm, janë ato mesazhet konvecionale që cojnë gjithsecili prej nesh. Kur bën një mesazh në letër është më personal, më direkt, ti shpenzon kohë, që do të thotë që i kushton dhe kujdes tjetrit", thotë psikologia Denada Toçe.
Në fakt të dhënat e Postës Shqiptare na flasim për një rikthim tek mënyrat e vjetra të urimit. "Me futjen e teknologjisë moderne të celularëve shqiptarët e lanë vërtetë mënyrën e vjetër të dërgimit të urimeve dhe përshëndetjeve për vitin e ri. Ndërsa në tre vitet e fundit vihet re një rritje, përsëri i janë rikthyer traditës së vjetër dhe dërgimit të urimeve me anë të kartolinave", bën të ditur Alma Lazaj, punonjëse e Postës Shqiptare.
Në vitin 2009 dërgesa e kartolinave u rrit me 11 përqind, ndërsa në 2010 përqindja pritet të jetë më e lartë. "Shkruani dy fjalë të ngrohta për urimet e këtij viti sepse mbeten të shkruara në një letër të bardhë që nuk mbetet më bosh, po ka mendime ka emocione brenda, ka ndjenja", thotë Toce.
Aurela Papadhima