E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pako bombe ne ambasaden greke ne Rome

Pakot bomba dërgohen sërish në adresë të ambasadave të huaja në Romë Një pako bombë është pranuar në ambasadën greke në Romë, ku është çmontuar me kujdes nga policia. Megjithatë theksojnë  autoritetet ka qenë thjesht rastësi që pakoja nuk është hapur nga personeli I ambasadës.

Misionet tjera të huaja, përfshirë atë të Venezuelës, ambasadën daneze dhe të Monakos në Romë kanë pranuar gjatë ditës pako të dyshimta të cilat pas ekzaminimit nga autoritetet rezultuan të ishin false. 

Pakot më të fundit  në prag të ndërrimit të viteve vijnë vetëqm pak ditë pasi shpërthimet plaghosën dy vetë në ambasadat e Zvicrës dhe të Kilit në Romë. Një grup italian anarkist ka marrë përgjegjësinë për sulmet e javës së kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›