E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dervishaj CEZ te zbatoje detyrimet

Ministria e Energjitikës, i kërkon CEZ-it më tepër përgjegjësi për natën e ndërrimit të viteve dhe të përmbushë detyrimet kontraktuale me biznesin dhe qytetarët. Sipas zv/ministrit të Energjetikës, Sokol Dervishaj, CEZ pavarësisht se prodhimi energjisë ka qenë në kuota maksimale, po lë zona të tëra në të gjithë vendin pa elektricitet.

"ë gjithë e kemi të qartë që situata nuk është ajo që të gjithë do të dëshironim të ishte. Ka problematika. Ka qytetarë që kanë mungesë energjie elektrike në shtëpitë e tyre. Ka komuna, ka fshatra, ka lagje në qytetet e Shqipërisë, të cilat po e përjetojnë mungesën e energjisë elektrike. Ministria po e monitoron këtë çështje me shumë vëmendje. Është në komunikim të vazhdueshëm me CEZ-in, të cilit i kërkojmë një gatishmëri maksimale, në kuadër të përmbushjes së detyrimeve kontraktore që ai ka, por edhe të kontratave që ka me qytetarët për furnizimin me energji elektrike. Gjithashtu, jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe me Entin Rregullator të Energjisë", deklaroi Sokol Dervishak, zv. ministër i Energjetikës.

Zv/ministri i Energjetikës, fajëson kompaninë private dhe për dëmet financiare që i janë shkaktuar biznesit nga ndërprerjet e pajustifikuara të energjisë. " Këto ndërprerje nuk kanë ardhur për shkak të kësaj Ministrie apo të institucioneve të saj, qoftë KESH-it dhe OST, por kryesisht kanë ardhur për shkak të CEZ-it. Prodhimi i i energjisë elektrike për këtë vit ka qenë në parametrat e tij më të lartë, të 20 vitete të fundit", tha ai. Dervishaj garanton gjithashtu qytetarët se ministria e Energjetikës ka marrë të gjitha masat që ndërprerjet në 31 dhetor të jenë sa më të pakta.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›