Lorik Cana dashuria e re e tifozeve turq
Lorik Cana i ka te gjitha mundesite per te ndertuar nga e para nje marredhenie te kenaqshme me tifozet e Gallatasarait. Ka mjaftuar vetem nje ndeshje ajo e derbit te Stambollit te dielen qe kosovari te arrije te fitoje zemrat e tifozeve fale paraqitjes se mire dhe shume luftarake. Tashme sipas mediave turke mesfushori i kombetares shqiptare eshte shnderruar ne nje dashuri te re per fansat e Gallatasarait. Ne vecanti ne minuten e 19 pasi ka ndalur gjuajtjen e Niang e cila i dha nje goditje te forte ne stomak Cana u ngrit serish ne kembe dhe ndali me trup gjuajtjen e Emrese qe po shkonte drejt portes. Kaq ka mjaftuar per te cmendur tifozet. Lojtari shqiptar ka qendruar per 65 minuta ne fushe duke bere keshtu thuajse te fshihet ylli brazilian Aleks. Ne ndeshjen ndaj Antalyaspor trajneri Haxhi po mendon ta aktivizoje ne 11-shen e pare.