Lamtumire titull per Milanin, Roma rimerr kreun e Seria A
Milani eshte larguar perfundimisht nga gara per titull, pas humbjes se pesuar gjate dites se djeshme ne Xhenoa, me ekipin e Sampdorias. Kuqezinjte e Leonardos arriten te fitonin 1-0, ne pjesen e pare te ndeshjes dhe me kete start krijuan idene se nuk do te dorezoheshin lehte ne permbushje te objektivit te tyre, fitimit te titullit kampion, por me fillimin e 45 minutave te dyta te ndeshjes ishin vendasit ata qe kontrolluan lojen dhe moren maksimumin e pikeve. Sampdoria permbysi disavantazhin e pjeses se pare dhe eshte afruar me objektivin, vendit e katert, pra pjesemarrjen ne Champions. Borrielo shenoi golin e pare per kuqezinjte, ne '20. Nderkaq, Bonero doli me karton te kuq ne pjesen e dyte dhe ne inferioret numerik Milani nuk perballoi dot sulmet e vendasve. Kasano barazoi shifrat dhe vendasit shtuan presionin deri ne fund, ne porten e Dides. Ishte Paxini autori i golit te fitores ne '90 dhe pas ketij triumfi Sampdoria eshte afruar me objektivin e saj, per te marre pjese ne Champions. Nderkaq, pozitat e trajnerit Leonardo, pas humbjes se fundit jane lekundur ndjeshem, aq sa mediat italiane kane aluduar serish se e ardhmja e trajnerit do te jete ne diskutim, ne fund te kampionatit. Administratori i Milanit, Adriano Galiani hodhi poshte te gjitha zerat, duke theksuar se ai do te qendroje edhe pas perfundimit te ketij sezoni. - "E ardhmja ime? Nuk po mendoj per momentin, tani mendoj vetem per kater ndeshjet e mbetura, per te mbyllur sa me mire kete kampionat," - tha Leonardo pas humbjes se djeshme me ekipin e Sampdorias. - "Sigurisht humbja e fundit me Sampdorian nuk eshte gje e mire. Duhet te luajme me mire ne javet e mbetura me qellim qe te rikuperojme sa me shume,' - perfundoi trajneri kuqezi, Leonardo. Milani ishte shume prane objektivit, por disa rezultate zhgenjyese ne fund dhe humbja e djeshme e largojne perfundimisht nga gara per titull. Interi fitoi ne ndeshjen e pare me ekipin e Juventusit, duke ruajtur nje diference prej gjashte pikesh me rivalin e vjeter, ndaj edhe per kuqezinjte ndonese matematikisht do te jene ne loje, shihet e pamundur qe te konkurrohet per te fituar ndaj Interit. Gara per titull, deri ne fund te jete mes dy ekipeve te para, Interit dhe Romes.