E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnja fiton ndaj Partizanit, Kamza shton synimet ne Superiore

Lushnja fitoi 4-0 ndaj ekipit te Partizanit dhe eshte ngjitur me kete fitore ne vend te trete te kampionatit. Skuadra e Artan Banos e kishte vleresuar maksimalisht perballjen e djeshme dhe ashtu sic u shpreh trajneri i tyre ne fund te ndeshjes, rezultati i thelle shprehu me se miri mundimin e tere sezonit, per "lagunaret". Partizani i trajnerit Gerti Haxhiu i ka dhene keshtu fund ecurise se rezultateve pozitive, me humbjen e pesuar dje ne "Roza Haxhiu", duke rrezikuar disi edhe ngjitjen mes te te mirave. "Lagunaret" e nisin mjaft mire ndeshjen dhe realizuan shume shpejt, nderkohe qe sulmuesi i tyre Bubeqi, golashenuesi me i mire per momentin ne kete kategori ishte ne forme, teksa realizoi nje dopiete per ekipin e tij. Ndeshja kryesore e javes se 26-te ne Kategorine e Pare dhuroi nje te fituar ne fund, por Partizani pervec humbjes se pesuar nuk ndodhet tashme as ne vend te katert, qe i siguron pjesemarrjen ne "play- off". Ne kete pozicion eshte ngjitur Kamza e trajnerit, Perla Musta. Skuadra e Kamzes triumfoi 2-0 ndaj Skraparit dhe me trepikeshin e fituar parakaloi Partizanin, ne klasifikim, duke ndjekur Lushnjen dhe Elbasanin. Keta te fundit pas humbjes qe pesuan ne ndeshjen direkte me Elbasanin, vetem nje jave me pare, rikuperuan dje ne stadiumin "Ruzhdi Bizhuta" dhe moren tre pike, pas fitores 3-0 me Burrelin.

Bylisi
Gara ne Kategorine e pare po behet me interesante, pasi javet e mbetura do te percaktojne ekipet qe do te ngjiten direkt dhe ato qe do te luajne ndeshje "play-off". Bylisi i Ballshit mund te konsiderohet e vetmja skuader qe e ka siguruar ngjitjen dhe ne javet e mbetura pritet te percaktohen verdiktet e tjera.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›