E Diel, 1 Nëntor 2026

Lana derdh më shumë mbeturina se ujë, turpi i shoqërisë së paedukuar

—-Nga Mentor Kikia—-

Tiranë- Këto janë pamjet e atij që ende vazhdon të quhet lumi Lanë, e që përshkon mes përmes kryeqytetin shqiptar. Një natë më parë, kryeqyteti u përfshi nga një valë reshjesh të dendura shiu dhe kjo bëri që të vërshojnë ujërat, e bashkë me ujin edhe lumi i mbeturinave që hidhen ende në shtratin e lumit, jo vetëm në kryeqytet, por edhe në zonat periferike të Shkozës ku kalon ky lum.

Këto foto tregojnë atë që kishte mbetur të nesërmen e vërshimit të ujit, ku në shtratin e Lanës kishte me shumë mbeturina sesa ujë. Mbi sipërfaqe ka ende mbetje plastike që lundrojnë, ndërsa punëtorët e shërbimit të pastrim-gjelbërimit të bashkisë përpiqen të pastrojnë. Përgjatë ngjithë shtratit, sasi bidonash e mbetjesh të tjera kishin mbetur ndërsa pjesa tjetër e mbeturinave janë transportuar nga uji drejt lumit Erzen ku derdhet Lana. Nuk është hera e parë që Lana vërshon, duke sjell më shumë mbeturina sesa ujë.

Përgjatë shtratit të saj, banorë të shumtë hedhin mbeturinat e shtëpisë, dhe kjo është më e theksuar në zonen periferike të kryeqytetit, ky përrenjtë që formojnë Lanën janë të mbushur me mbeturina që hidhen cdo ditë nga banorët. Ky imazh i shëmtuar është i paprecedent për cdo vend të Evropës. Shqipëria është vënë para kushteve të forta politike e ligjore për të qenë pjesë e BE-se, por ndoshta do të ishte mirë që bashkë me to të përfshiheshin edhe kushtet e mjedisit, për të mbjellë ne këtë vend, bashke me kulturën e demokracisë, edhe atë të qytetarisë.

Shqiptarët janë të vetmit njerëz në kontinent që ende i hedhin mbeturinat rrugëve. Në zonat rurale ato jo vetëm që nuk riciklohen, por as nuk grumbullohen fare, duke u hedhur nëpër përrenj e kanale. Dëshmi e kësaj kulture mesjetar janë edhe këto foto që janë bërë mu në mes të kryeqytetit të vendit. Edhe pse qeveria dhe Ministria e Mjedisit kanë adaptuar ligje për mjedisn nga më bashkëkohoret dhe ekuivalente me ato të Bashkimit Evropian, ato mbeten vetëm në letër dhe situata mjedisore vazhdon të jetë një maskaradë, duke u bërë pasaporta më e shëmtuar e qytetarisë sonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›