Konsultimi per planin urbanistik ne Njesine Bashkiake nr. 6
Plani urbanistik i bashkisë së Tiranës është konsultuar edhe me banorët e njësisë numër 6. Me këtë plan zona e Kombinatit pritet të kthehet në një qendër të fuqishme zhvillimi për qytetin e Tiranës. Në konsultimet me banorët e kësaj zone kryetari i bashkisë Lulzim Basha ka afirmuar se kjo pjesë e qytetit ka të gjithë shansin për të mos qenë thjesht një apendix por në një zonë vitale për kryeqytetin.
“Në zonën tuaj ka dukuri të veçanta të cilat vihen re edhe në zona të tjera, të ashtuquajtura periferike, probleme dhe sfida të cilat kërkojnë jo thjesht një zgjidhje të momentit por një zgjidhje afatgjatë, të qëndrueshme dhe të zbatueshme. E tillë është për shembull, natyra policentrike e Tiranës që ne propozojmë, pra përkthyer në kontekstin e njësisë bashkiake nr.6 apo zonës së Kombinatit, domosdoshmëria që me këtë plan të arrijmë të vendosim në këtë zonë të qytetit shërbime të atij karakteri dhe atij volumi, që qytetarët e kësaj zone, 95% të shërbimeve të domosdoshme, të mund t’i marrin pa qenë nevoja t’i drejtohen pjesës qëndrore të qytetit, por po kështu e rëndësishme është lëvizshmëria, transporti brenda zonës e cila është rritur e zmadhuar, është bërë njësh me një tjetër njësi administrative që është Kashari por edhe midis kësaj zone dhe qendrës së qytetit”-tha Basha.
Konsultimi i planit urbanistik me banorët e Kombinatit, me mendimin dhe sugjerimin e tyre do ta bëjë më të qartë radhën e punës ka thënë Basha duke shtuar se kjo lagje e kryeqytetit do të kthehet në një pjesë të rëndësishme ekonomike, social-kulturore dhe qytetare të kryeqytetit shqiptar dhe pa dyshim, si një nga përfitueset kryesore transformuese të transportit publik, përkatësisht linjave të tramit.
Në njësinë Bashkiake nr.6 gjithashtu parashikohet ndërtimi i 10 çerdheve, 7 kopshteve, 4 shkollave 9-vjeçare dhe një shkolle të mesme.