Pakistan plagosja e 14 vjecares arrestohen disa persona

Disa persona janë vënë në pranga nga policia pakistaneze për plagosjen e 14-vjeçares, e cila njihet në arenën ndërkombëtare për dokumentimin e mizorive të kryera nga talebanët. Zyrtarët thanë se arrestimet u kryen në Luginën veriperëndimorë Sëat, ku Malala Yousafzai u qëllua në kokë dhe në qafë, ditën e martë, pasi kishte dalë nga shkolla. Rreth arrestimeve nuk u publikuan shumë hollësi të tjera.
Një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze, gjeneral majori Asim Saleem Bajëa, tha se vajza është në gjendje të qendrueshme . Ai theksoi se ditët e ardhshme do të jenë kritike për shërimin e Milala Yousafzait, e cila vazhdon të jetë në koma dhe e lidhur me një aparat frymëmarrjeje.
Një zëdhënës i talebanëve në Luginën Suat tha se udhëheqësit e grupit vendosën disa muaj më parë të vrisnin 14-vjeçaren dhe se persona të armatosur ishin caktuar për të kryer aktin.