Gjirokaster sekuestrohen 60 kg marijuane ne kerkim 3 persona
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar mbrëmjen e djeshme 60 kg marijuanë, ndërsa ka shpallur në kërkim tre transportuesit e drogës.
Burime nga policia e këtij qarku bëjnë me dije se pasi ka marrë informacion se një sasi lëndë narkotike po transportohej me një automjet nga fshati Lazarat në drejtim të Tepelenës ka ndërmarrë menjëherë një operacion anti-drogë për të bërë të mundur sekuestrimin e drogës dhe arrestimin e transportuesve.
Menjëherë, punonjësit e policisë kanë ngritur postobllok në disa pika në shtratin e lumit Drino, por me të parë policinë tre transportuesit e drogës kanë braktisur çantat dhe janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga moti i keq me shi si dhe nga errësira e terreni mjaft i vështirë.
Policia arriti të sekuestrojë në vendngjarje dy çanta të mëdha të mbushura me lëndë narkotike ku brenda tyre u gjetën 60 pako me lëndë narkotike të mbështjella me letër natriban, disa prej tyre edhe me mbishkrime, me peshë 1 kilogramë secila.
Policia ka identifikuar automjetin dhe drejtuesin e tij, ndërkohyë që po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij trafiku si dhe për kapjen e tre trafikantëve të lëndës narkotike.