E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lana, rrezik serioz për banorët përreth

Në mandatin 11 vjeçar të ish kryebashkiakut Edi Ramës , Lana synohej të ishte Sena e Tiranës. Ndërsa adminsitrata e re e z. Lulzim Basha synon që këtë lumë ta shndërrojë në një vend ku njerëzit mund të ecin përbri tij por mund të kalojnë edhe ditën.
E para një ëndërr e pabërë në realitet, e dyta është një ëndërr që do kohë por tu realizuar.
 

Por realisht çfarë na ofron sot lumi i Tiranës?
 

Ky vend nuk është gjë tjetër veçse është një katastrofë e vërtetë nga çdo pikëpamje, pamore, e higjienës, e ndotjes ekologjike. Nga ekspertë të shëndetësisë kjo zonë është parë me rrezikshmëri të lartë që mund të çoj deri në epidemi. Rreziku më i madh i kanoset atyre banorëve që jetojnë në breg të këtij lumi. Lumi i Tiranës deri tani është zonë e paprekur për ndëryrje dhe e vetmja shpresë është kur të nis projekti urbanistik i kryeqytetit në 2012-tën. Deri atëhere kjo ndotje do të bashkëjetojë me banorët e kësaj zone.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›