Kriza ne Belgjike vendi 249 dite pa qeveri

Kriza qeveritare në Belgjikë hyn në librin e rekodeve Gines. Brukseli, selia e institucioneve më të rëndësishme të kohezionit europian ka vendosur një rekord botëror përsa i përket formimit të qeverisë së re. Kriza e qeverisë ka zgjatur deri tani 249 ditë. Me këtë, Belgjika ia kaloi edhe Irakut, ku në dhjetor pas 249 ditëve pa qeveri, u arrit një marrëveshje mes kurdëve, shiitëve dhe sunitëve.
Por në vendin ku mosmarrëveshjet për gjuhën mes flamandëve dhe valonëve mbeten ende të hapura, nuk duket ende një zgjidhje në horizont. Pas zgjedhjeve të zhvilluara në qershor, të gjitha përpjekjet për një qeveri të re dhe për reformat shtetërore kanë dështuar. Mbreti Albert II prej muajsh ka emëruar vazhdimisht një ndërmjetësues të ri për të arritur një zgjidhje, por deri tani nuk ka pasur sukses. Aktualisht po përpiqet ministri i Financave Didier Reynders për një zgjidhje të krizës qeveritare, i cili ka dhe dy javë të tjerë kohë për të thyer ngërcin 8 mujor.
Delina Bitraku