Bakaj drejt rikthimit te Dinamo prishet kontrata
Elis Bakaj mund te rikthehet qe sot te Dinamo e Tiranes. Lajmi behet i ditur nga mediat rumune prosport.ru te cilat u referohen burimeve te sigurta ne klubin e Dinamos se Bukureshtit. Arsyeja qendron ne faktin se rumunet nuk kane paguar 300 mije eurot e kartonit te lojtarit Dinamos se Tiranes. Sipas marreveshjes mes klubeve deri diten e sotme rumunet duhet te paguanin shumen e mesiperme dhe ne rast te kundert lojtari do te rikthehej edhe nje here prane skuadres meme Dinamos se Tiranes. Bakaj kaloi te Dinamo e Bukureshtit me 31 janar te ketij viti fale nderhyrjeve edhe te ish-trajnerit te Kombetares Sulejman Demollari. Ky i fundit ka luajtur te Dinamo e Bukureshtit ne vitet 91-94 duke lene pershtypje te vecanta aq sa u shpall si lojtari me i mire i huaj qe ka luajtur ndonjehere tek kjo skuader. Me mberritjen e Bakajt tifozet dhe mediat rumune e konsideruan si Demollari i ri. Dhe si per ta shtuar kete epitet mjaftoi nje pjese loje e Bakajt ne debutimin e tij me kete skuader ne nje miqesore ne Antalia Turqi ku ndodhet per faze pergatitore teksa shenoi nje gol spektakolar nga 18 metra.