Lancimi i raketës kërcënim për paqe rajonale

Sekretari i OKB’së iu ka thënë gazetarëve se ky veprim do të ishte “shkelje e qartë” e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB’së, që Koresë së Veriut ia ndalon lancimin e raketave balistike.
“Sinqerisht shpresoj, dhe i bëj thirrje autoriteteve verikoreane që të përmbahen nga një akt i tillë, që do të destabilizonte situatën dhe stabilitetin në Gadishullin Korean”, tha Ban.
Regjimi verikorean i ka bërë publike planet për lancimin e raketës, përmes së cilës planifikon ta vendosë një satelit në orbitën e Tokës.
SHBA’të dhe shtete e tyre aleate po ashtu kanë shprehur brengosjen e tyre shkaku i këtij paralajmërimi.
Ndryshe, raketa planifikohet të lancohet muajin e ardhshëm. Lancimi i saj mund të shërbejë si pretekst për testimin e raketës me rreze të gjatë veprimi.