Çfarë ra në Rusi?

Objekti metalik është i rëndë afro 200 kilogramë dhe i lartë rreth dy metra. Pas rënies në tokë banorët e sollën në fshatin e tyre. Ai momentalisht po ruhet nga policia, sepse gjithnjë e më shumë njerëz kureshtarë filluan të silleshin përreth tij.
Agjencia ruse e ashpërsisë, Roskosmos, njoftoi se bëhet fjalë për një objekt që ka lidhje me teknologjinë e gjithësisë, megjithëse pritet që mendimin përfundimtar për objektin misterioz ta thonë ekspertët, pas studimit të detajuar të tij, edhe pse ai nuk duket se i ngjanë ndonjë UFO’je.
Mediat ruse njoftuan se objekti ra në tokë në muajin dhjetor, megjithëse për rënien e tij policia mori vesh tek javën e kaluar, kur edhe u njoftua Moska.
Sipas gazetës britanike ‘Daily Mail’, është konfirmuar se një pjesë e objektit është punuar nga titaniumi, ndërkohë që zyrtarët lokalë theksuan se në fshat nuk është regjistruar asnjë rrezatim nga ky metal.
Tashmë janë hedhur poshtë teoritë fillestare, sipas të cilave, këtu bëhet fjalë për pjesë të ndonjë rakete apo sateliti që ka rënë në Kazakistan.