E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama kërkon të organizojë botërorin në ShBA

Uashington - Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Barak Obama, dëshiron të organizojë një kampionat botëror futbolli në Shtetet e Bashkuara. Këtë dëshirë presidenti amerikan ia ka shprehur edhe kreut të FIFA-s, Jozef Blaterit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga kandidatët më potencialë për të organizuar kampionatin në vitin 2018, ose 2022. Blater mësohet se ka organizuar një grup për të shqyrtuar më konkretisht ofertën e presidentit Obama.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›