E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laporta: Fabregas nuk do transferohet te Barcelona

Presidenti i Barcelones, Johan Laporta ka pergenjeshtruar mediat spanjolle, te cilat dy dite me pare deklaruan se skuadra katalunjase kishte arritur nje marrëveshje per te transferuar ne “Kamp Nou” kapitenin e Arsenalit Cesc Fabregas. “Une e respektoj shume Arsenalin dhe nuk mund te kontaktoj futbollistet qe ne kete moment jane duke luajtur me kete skuader. Keshtu, nese do te interesohemi per ndonje lojtar do te kontaktojme direkt me klubin. Keto jane rregullat e FIFA-s dhe ne do t’i respektojme. Kjo eshte linja e punes sone”, ka pere te ditur Laporta.

Numri nje i Barcelones ka folur edhe ne lidhje me trajnerin Pep
Guardiola, duke thene se nuk eshte penduar qe vendosi t’i besonte atij
skuadren. Tekniku spanjoll, i cili fitoi me Barcelonen gjashte trofe ne
sezonin e fundit vendosi te rinovoje vetem per nje vit kontraten e tij
me justifikimin se do te prese zgjedhjet per president te klubit qe do
te mbahen ne korrik. “Kjo eshte llogjike, pasi ai kërkon te mesoje se
kush do te jete presidenti i ri i klubit”, ka nënvizuar presidenti i
Barcelones, i cili ka hedhur poshte mundesine qe klubi i tij te pranoje
nje ndryshim ne sistemin e te drejtes televizive te kampionatit
spanjoll, ku Barcelona dhe Reali i Madridit perfitojne 120 milione euro
ne sezon.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›