Socialistët europianë mbështetje Edi Ramës. Swoboda: Të bëhet transparenca e zgjedhjeve
Grupi i deputeteve socialiste ne Parlamentin Europian mbeshtet opoziten shqiptare per hapjen e kutive. Johannes Swoboda, nenkryetar i socialisteve europiane pas takimit me Edi Ramen tha se hapja e kutive te votimit dhe transparenca e plote e zgjedhjeve te 28 qershorit jane te domosdoshme per zgjidhjen e krizes ne Shqiperi.
“Kishim nje takim te frytshem. Nje takim qe tenton te shikoje te
ardhmen, jo per te shkuaren port e per te ardhmen, ne vecanti per te
ardhmen e vendit. Mendosj se do te ishte mire qe opozita te rikthehet ne
kuvend, dhe ky ka qene perhere kendveshtrimi yne, por ne te njejten
kohe qeveria duhet te veproje dhe qeveria duhet te veproje. Qeveria
duhet te thote: ‘Ok, te kemi transparence te plote’. Ne pranojme qe
opozita i njeh zgjedhjet. Kjo eshte e percaktuar edhe sepse gjykata e ka
thene kete tashme, por ne te njejten kohe qeveria duhet te jete e
gatshme te tregohet e hapur dhe transparente edhe per kutite e votimit,
sepse kjo do te tregonte kush ka te drejte per faktin nese ka pasur disa
manipulime apo nuk ka pasur fare manipulime. Sepse ne duam paqe dhe
stabilitet dhe vetem nese opozita kthehet ne kuvend dhe nese qeveria
pranon te jete e hapur dhe transparente mund te kemi dialog frutdhenes
ne interes te vendit” tha Swoboda.
Ne diten e tij te dyte ne Strasburg Edi Rama konfirmoi mbeshtetjen e
socialisteve europiane dhe perseriti kerkesat e opozites. “Kemi gjetur
një mirëkuptim të shkëlqyer me miqtë dhe partnerët tanë të PSE për të
vazhduar një proces hetimi dhe për të garantuar transparencën e plotë,
përfshirë edhe hapjen e kutive në një proces ku do të angazhohet një
komision hetimor parlamentar duke kthyer opozitën në parlament, duke
vazhduar sëbashku rrugën e reformave dhe të integrimit të Shqipërisë në
Europë. Jemi gati të kthehemi në parlament sapo të garantohet vullneti
për transparencë të plotë të zgjedhjeve të kaluara, për të garantuar
zgjedhjet e ardhshme” Rama.
Ne viziten e tij ne Strasburg kreu i partise socialiste shoqerohet nga
deputetet Arta Dade, Taulant Balla dhe Arben Ahmetaj. Nje dite me pare
zv/ presidenti i Parlamentit Europian mbeshteti idene e hapjes se kutive
te votimit vetem ne disa prej zonave te kontestuara, pas takimit me Edi
Ramen.
Dorian Kodra
Azhornuar së fundi ( e enjte , 11 shkurt 2010 )