Laporta: Më pëlqen Fabregas
Presidenti i Barcelonës, Laporta, ka konfirmuar se klubi do të blejë Çesk Fabregasin nga Arsenali. Lojtari konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në pozicionin e tij. Laporta deklaroi: Do të më pëlqente ta shikoja Fabregasin me bluzën e Barçës, ai është një prodhim i ekipeve zinxhir të këtij klubi dhe do ta pasuronte skuadrën tonë. Momentalisht kemi mesfushën më të mirë në botë, por gjithmonë ka vend për përmirësime". Ndërkohë që duket se katalanasit janë të interesuar edhe në marrjen e portierit të Juventusit, Xhixhi Bufon. Ndërsa pritej një ofertë e majme nga Mançester Siti apo Çelsi, është Barcelona ajo që mundet të bëjë një hap përpara në drejtim të portierit. Menaxheri i tij, Silvano Martina, ka pasur kontakte informuese me emisarët e klubit katalanas, që janë në kërkim të një "top player" edhe kuadratin e portës. Performanca e Viktor Valdes nuk garanton besueshmërinë e një portieri klasi. Ky i fundit është shumë pranë largimit. Kontrata e tij skadon në 2010-ën dhe një kërkesë e parë për rinovim është refuzuar nga drejtuesit e klubit.