Rritet dhuna ne familje. Korce 33 raste ne dy muaj
Në qarkun e Korçës vitet e fundit është thyer koncepti për të duruar dhunën nga pjestarët e familjes e për të mos i nxjerrë konfliktet familjare jashtë pragut të shtëpisë.Kështu gjatë vitit të kaluar u shënuan 121 denoncime të dhunës në familje ndërsa vetëm në dy muajt e parë të këtij viti janë bërë 33 të tilla. Në shumicën e rasteve dhunuesi është burri ndaj gruas dhe fëmijëve, por ka edhe raste kur janë dhunuar të moshuarit nga bijtë apo nipërit kryesisht për tu marre pasurinë.
Gjatë vitit të kaluar dhe për dy muajit e marë të këtij viti janë miratuar nga Gjykata e rrethit Korcë 137 urdhëra mbrojtjeje. Heshtja apo fshehja e dhunës në familje vitin e kaluar shënoi vdekjen e dy personave e për këtë arsye kërkesat për ndihmë nga viktimat e dhunës në familje janë pasuar nga veprime konkrete për të parandaluar ngjarjet e rënda.
Jorgjeta Gjanci