Larg liberalizimit
Krejt çfarë i duhen janë vetëm dy fotografi dhe pasaporta. Të dhënat e tjera nuk janë të rëndësishme. Punët tjera i kryen punëtori në ambasadë. Për marrjen e një vize Schengen në mënyrë ilegale, një kosovar mund të paguajë deri në 2500 euro.
“Këto viza nuk janë false, por origjinale. Ato merren në ambasadë”, tregon personi i prezantuar si Hazir.
Thotë se viteve të fundit ka mjaft punë, përfshirë edhe në dhënien e vizave për personat që martohen. “Ka raste kur vajzat e fejuara me djem që jetojnë jashtë vendit nuk mund ta mësojnë si duhet gjuhën, por me para kryhet kjo punë”, shpjegon ai.
Por, jo të gjithë trafikantët janë të “zotë” sa Haziri. E, gjithashtu, jo të gjithë duan të shkojnë jashtë vendit për martesa. Në shkurt të këtij viti, Policia e Kosovës ka arrestuar një femër, e cila dyshohet se ka mashtruar një familje nga fshati Ballovc i Podujevës. Duke i siguruar se do t’ua rregullojë vizat për të shkuar në Suedi, kjo mashtruese ia ka marrë familjes Bajgora 14 mijë e 200 euro.
Ata u arrestuan nga Policia e Turqisë në Aeroportin e Stambollit. Ata shpresonin se në Suedi do të gjenin shërbim për djalin e sëmurë.
“Shitëm traktorin, lopën, pesë ari tokë e madje edhe arin e gruas, por na mashtruan”, është shprehur Ahmet Bajgora, që dikur shpresonte se me një vizë të blerë me mijëra euro do të shëronte në Suedi të birin, Bislimin, 20 vjeçar.
Por, duket se Kosova do të ketë ende rrugë të gjatë për të hyrë në Listën e Bardhë të zonës Schengen.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...