E Shtunë, 31 Tetor 2026

Larg qytetërimit

”National Geographic” shpalli të premten fituesit e konkursit të vitit 2012 për fotografitë.

11 fotografi të mrekullueshme u zgjodhën nga më shumë se 12 mijë të tilla, dërguar nga 6.615 fotografë nga 152 vende të ndryshme të globit.

Midis imazheve të përzgjedhura, fituese ishte fotoja e Cedric Houin, e titulluar “Flutura”.

Foto u shkrep në tokat kirgize në korridorin afgan të Vakhanit dhe ajo portretizon një grua dhe një fëmijë në veshjet e tyre tradicionale.

Fotografia fituese përshkruan intimitetin e jetës së përditshme në krahinat kirgize të Afganistanit. Tributë në foto jetojnë javë larg në këmbë nga pika më e afërt e qytetërimit, në një mal të lartë 4.300 metra, në një prej pjesëve më të izoluara e të ashpra të globit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›