Marchisio impresionohet nga Pogba

Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio ka lavdëruar bashkëlojtarin e ri Paul Pogba dhe beson se francezi ka të ardhme të ndritur para vetes.
Pogba braktisi Manchester Unitedin për Bianconerët si futbollist i lirë në gusht dhe Marchisio është impresionuar deri më tani nga 19 vjeçari.
“Çka mendoj për Pogban? Ai do të ketë të ardhme të ndritur. Djaloshi ka shumë kualitete dhe ka depërtuar nga një akademi e madhe si ajo e Manchester Unitedit. Koha punon në favor të tij, ai duhet të vazhdojë të mësojë dhe ti sigurojë vetes sa më tepër hapësirë për lojë”, deklaroi Marchisio për uebfaqen zyrtare të klubit.