E Diel, 1 Nëntor 2026

'Dialogu politik Kosovë-Serbi do të jetë midis të pabarabartëve'

Dialogu midis Serbisë dhe Kosovës që pritet të fillojë në nivel politik, nëse zhvillohet, do të jetë dialog midis të pabarabartëve, ka theksuar për Radio Kosovën analisti nga Shkupi, Kim Mehmeti.

Për fillimin e një dialog të tillë Kosova do të duhej të marrë garanci nga Bashkimi Evropian për njohjen e saj edhe nga pesë vendet që ende nuk e kanë njohu atë, kurse nga Serbia do të duhej të merrte garanci se ajo njeh tërësinë territoriale të Kosovës.

"Sepse deri më tani nga këto bisedime gjithmonë diçka po përfiton Serbia e asgjë Kosova", tha Kim Mehmeti.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›