Larg, shumë larg

Humbja e thellë e vashave të Prishtinës nga Midtjyllandi, e dëshmoi edhe një herë se hendbolli kosovar është larg atij evropian. Prishtinaset janë ndër më të mirat në hendbollin kosovar, por ndeshja ndërkombëtare vërtetoi se hendbolli i Kosovës lë shumë për të dëshiruar.
Klubi bardhekaltër ishte i pafuqishëm përballë klubit danez, i cili këtë takim e fitoi me rezultat të thellë 33:15, në kuadër të rrethit të tretë të Cup Winners Cup (Kupa e Fituesve të Kupave),
Ekspertë kosovarë të hendbollit i kanë dhënë mendimet e tyre për dështimet e vazhdueshme të skuadrave kosovare në arenën ndërkombëtare, siç ndodhi edhe të shtunën.
Sipas ish-selektorit të përfaqësueses së Kosovës dhe shumë klubeve kosovare, Tefik Mikushnica, ky është realiteti i hendbollit kosovar, i cili duhet të punojë shumë më shumë në të ardhmen.
Po thonë se jemi afër Evropës, por në fakt ne jemi shumë larg. Kjo është gjendja faktike e hendbollit të këtushëm, ky është kualiteti real i hendbollit kosovar. Këtu po vijnë të luajnë hendbollistë të pensionuar dhe që nuk mund të luajnë në vendet e tyre, për këtë edhe po pësojmë humbje të thella, jemi prapa edhe në rajon. Duhet të nisim të punojmë me të rinj qysh në shkollën fillore, në klasat e 5-ta apo 6-ta, e më pas të vazhdojmë punën me grupmosha të reja, me masivizim në nivel shtetëror. Vetëm kështu mund ta ngrisim cilësinë e hendbollit, ka thënë Mikushnica, për Express.
Edhe ish-trajneri i Kosovës (V) dhe Dritës në konkurrencën e femrave, Agim Shkodra, mendon se mungesa e punës me hendbollistë të rinj, ka bërë që hendbolli kosovar të stagnojë.
Barra kryesore ka mbetur te hendbollistet me përvojë, ska përtëritje të ekipeve. Asnjë klub nuk po punon me plan afatgjatë, njerëzit që vijnë në klube mendojnë vetëm për sukses të atij sezoni. Duhet të punohet më shumë me shkollat e hendbollit, tha ai.
Mirëpo, ish-selektori i përfaqësueses së Kosovës në konkurrencën e femrave, humbjen e prishtinaseve nuk e sheh aq tragjike, kur kihet parasysh kundërshtari.
Prishtinaset nuk kishin punë me një ekip bullgar, por me një ekip danez. Danimarka është shtet i hendbollit, kështu që nuk duhet të çuditemi nëse humbim nga ta, tha Shkodra.
Se hendbolli kosovar është larg atij evropian, e vërteton edhe fakti se skuadra e Kosovës së Vushtrrisë në konkurrencën e femrave u eliminuar nga EHF Cup, me rezultat të thellë nga klubi bullgar, Lokomotiva Varna.
Mirëpo, as Kastriotin nuk e pret punë e lehtë, pasi e pret një përballje e vështirë në kuadër të rrethit të tretë të Cup Winners Cup (Kupa e Fituesve të Kupave), ku do ta ketë për kundërshtar gjigantin gjerman, VfL Gumersbach, i cili aktualisht është fitues i EHF Cup.
Ndeshja e parë ndërmjet ekipit kosovar dhe atij gjerman është përcaktuar të zhvillohet në Gjermani, më 14 ose 15 nëntor. Ndërsa, ndeshja kthyese do të luhet në palestrën Bill Clinton në Ferizaj, më 21 ose 22 nëntor.
Edhe përfaqësuesja kërkund hiq
Nëse niveli i skuadrave kosovare është i ulët, kjo mund të thuhet edhe për përfaqësuesen e Kosovës, e cila i pësoi dy humbje të thella nga Turqia, të enjten dhe të premten, me rezultat të thellë 37:22 e 30:21.
Ndërsa, njëri prej themeluesve të hendbollit kosovar, Ismajl Berisha, i quan të pashpjegueshme dhe turp humbjet aq të thella që po i pësojnë klubet kosovare, por edhe përfaqësuesja.
Federata është zgjeruar shumë, po bën hop para se të kërcejë. Selektori i përfaqësueses nuk ka përvojë, më parë nuk kishte udhëhequr ndonjë ekip. Duhet të marrim ekspertë nga brenda dhe nga jashtë vendit, udhëheqës me traditë, të cilët do të punonin me gjenerata të reja, të bënin punë profesionale. Duhen investime, punë sistematike e shumë gjëra të tjera, tha ai.
Të humbësh nga Turqia me 15 gola disavantazh në vitin 2009, është e pakuptimtë, kur dihet se ne e kemi formuar hendbollin në Kosovë para atij në Turqi. Hendbolli kosovar në kohën e ish-Jugosllavisë ka qenë shumë më kualitativ, pohoi Berisha, i cili ia kushtoi gjithë jetën këtij sporti.