Largimet në dogana
Struktura
Nëse në tatime bëhen gati të nisin punë 310 veta, në dogana ka ndodhur krejt e kundërta. Sipas strukturës së re, i miratuar pak kohë më prane me propozim të ministrit të Financave, referuar Kodit të ri Doganor, do të shkurtohen rreth 70 pozicione pune, ndërsa futeshin në ristruktim të paktën 6 drejtori. Edhe doganat kanë ndërruar këto ditë drejtorin e Përgjithshëm, pas një vit qëndrimi në këtë detyrë. Ashtu si me tatimet, buxheti i shtetit paguan miliona lekë dëme për nëpunësit doganorë të shkarkuar gjatë këtyre 4 viteve, të cilët e kanë fituar me gjyq të drejtën për t’u rikthyer në punë.
#