Vrasja e rumunes i dashuri tentoi te vetembytej
04/10/2010Krimi pas nje grindje per motive xhelozie autori bashkejetonte me 22-vjecaren
Beratasi 45-vjecar tha ne polici se deshi te mbytej ne Osum pas vrasjes
BERAT- Policia e Beratit ka zbardhur skemen e krimit makaber ndaj 22- vjecares Johana Barascu e cila humbi jeten ne banesen e te dashurit te saj Kosta Morava. Burime zyrtare te Drejtorise se Policise se Qarkut te Beratit bejne me dije se ngjarja e rende ka ndodhur per motive te dobeta xhelozie. Mes 22-vjecares rumune dhe 45-vjecarit Morava mesohet se pasditen e djeshme kishte ndodhur nje grindje e castit per shkaqe xhelozie. Burime zyrtare bejne te ditur se vajza rumune kish kercenuar se do te largohej drejt vendit te saj pasi ishte lodhur nga xhelozite e te dashurit te saj beratas. Nderkohe qe i dashuri i saj nuk e ka pranuar nje gje te tille dhe qe ne sherrin e siperm mesohet se ka rrembyer nje thike nga kuzhina e shtepise dhe ka qelluar ne shpine 22-vjecaren duke e lene te vdekur ne vend. Me armen e ftohte thike autori eshte pare te largohet me shpejtesi nga banesa dhe i eshte drejtuar lumit Osum per tu mbytur. Ai eshte pare ne breg te lumit Osum dhe pak minuta me pas ka mberritur ne policine e Beratit ku ka rrefyer gjithcka per ekspertet e policise. Morava ka pranuar krimin dhe ka pohuar se e kish kryer ne nje moment depresioni per shkak te grindjes mes tyre. Gjithashtu mesohet se 45-vjecari ka pohuar se kishte tentuar te mbytej ne lum ku dyshohet se ka hedhur dhe armen e krimit e cila ende nuk eshte gjetur nga ekspertet e policise ne vendin ku dhe u krye krimi. Me gjithe deklarimet e autorit se vrasja eshte kryer ne momente depresioni tashme sipas burimeve zyrtare te policise ai do te perballet me vepren penale te vrasjes me dashje. Burime te organit blu bejne me dije se 45-vjecari nga Berati bashkejetonte qe prej kater vjetesh ne Torino te Italise me vajzen nga Rumania nderkohe qe ditet e fundit i kishin kaluar ne Berat. Te pyetur nga policia banore te lagjes kane pohuar se pak para se te ndodhte vrasja ne banesen e tyre ishin degjuar zhurma si pasoje e grindjes mes ciftit pasi vajza kercenonte vazhdimisht te dashurin se do te largohej drejt vendit te saj. S. Gorrica