E Diel, 1 Nëntor 2026

Stresi në fëmijëri ndikon në keqësimin e shëndetit

Kaliforni, 15 gusht - Vështirësitë dhe stresi në fazat e hershme të jetës ndikojnë në keqësimin afatgjatë të shëndetit dhe vdekje të hershme, ka paralajmëruar një grup i psikologëve.

Siç njofton BBC-ja, një seri e studimeve sugjerojnë se stresi i fëmijërisë, i shkaktuar nga varfëria apo abuzimi, mund të çojë në sëmundje të zemrës, inflamacion dhe përshpejtim të plakjes së qelizave.

Asociacioni i psikologëve amerikanë ka njoftuar se eksperiencat e para “hedhin hije të gjatë” mbi shëndetin.

Një ekspert britanik ka deklaruar se gjithnjë e më shumë prova sugjerojnë ndikimin fizik të stresit në fëmijëri.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›