Largimi i Kishes Ortodokse nga Pallati i Kultures ne Permet

Cënim dhe prishje të imazhit të vendit. Ky është vlerësimi i kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule në adresë të largimin e Kishës Ortodokse nga Pallati i Kulturës në Përmet.
Pavarësisht ekzistencës së vendimeve të gjykatave shqiptare, që i njohin të drejtën e pronësisë së Bashkisë Përmet mbi godinën ku është vendosur Kisha, Dule i referohet historisë.
Kryetari i PBDNJ-së, tha se situata në Përmet duhet të zgjidhet në respekt të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe Kishës Ortodokse, për ushtrimin e aktivitetit të klerit, të miratuar në Parlamentin shqiptar në vitin 2009.