E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne portin e Durresit vazhdojne te vijne emigrante per pushime

Ne 15 diteshin e dyte te gushtit, vazhdojnë te vijnë emigrante qe pushojnë ne vendin e tyre. 
Ne Porti e Durrësit te shtunën u ankoruan kater  tragete, ndersa u përpunuan  rreth 4900 pasagjerë, si dhe mbi 1700 automjete. 
Per  ti paraprire situates se fluksit  dogana ne bashkëpunim me policinë kufitare  dhe autoritetin portual ka shtuar  numrin e  sporteleve,  nga 12 që operojnë në ditë të zakonshme në  32 të tilla
Gjithashtu është rritur numri i agjenteve doganore te cilët punojnë ne terren për kontrollin e dokumentacionit  ne funksion te udhëtareve per përpunimin e te  dhënave.
Vetëm ne 15 ditëshit të fundit në port kane mbërritur mbi 65 mijë  udhëtare si dhe 13 mije 340 mjete

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›