E Diel, 1 Nëntor 2026

Largimi i Pakistanit nga konferenca, Klinton: Keqardhje për vendimin

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se Shtetet e Bashkuara shprehin keqardhje për vendimin e Pakistanit që të bojkotojë konferencën ndërkombëtare për të ardhmen e Afganistanit, në Bon të Gjermanisë
 

Pakistanezët u larguan nga kjo konferencë dje, në shenjë proteste ndaj sulmit ajror të NATO-s nga i cili u vranë 24 ushtarë.
 

Pakistani ka akuzuar NATO-n për këtë incident, ndërsa SHBA-ja e kanë quajtur ngjarjen "tragjike" dhe kanë theksuar se në lidhje me këtë ngjarje do të zhvillohen hetime.
 

Klinton, duke folur në një vizitë në Korenë e Jugut, ka thënë se ajo ende shpreson në gjetjen e një mënyre që Pakistani të marrë pjesë në përpjekjet ndërkombëtare për të zhvilluar Afganistanin në një shtet të qëndrueshëm dhe të sigurt.
 

Klinton vlerësoi se, edhe Shtetet e Bashkuara edhe Pakistani kanë një "interes të thellë", për një Afganistan të sigurt, të stabilizuar dhe demokratik.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›