E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët betonojnë barrikadën në veriu të Kosovës

Serbët kanë betonuar një barrikadë në rajonin e Kërshit të Dudit në komunën e Zveçanit në aksin rrugor Mitrovicë -Leposaviç.

Kjo barrikadë është betonuar, pasi KFOR-i tentoi heqjen e saj disa ditë më parë, kur shpërthyen edhe incidentet.

Barrikada e vendosur në një urë është ngritur 2,5 metra e gjatë, është betonuar dhe janë vendosur telat me gjemba.

KFOR-i ka apeluar që serbët të heqin barrikadat dhe të shmangin dhunën ndërsa shtuan se do të përdorë të gjitha mjetet e përshtatshme për të mbrojtur jetën e ushtarëve të tij .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›