Sulmi në ambasadës britanike, Kameron: Të merren masa

Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, ka paralajmëruar për "pasoja serioze" pas sulmeve në dy rezidencat diplomatike britanike në Teheran, nga mbështetësit iranianë.
Kameron ka dënuar sulmin si një turp dhe dështim i autoriteteve iraniane për të mbrojtur ambasadën britanike ndërsa shtoi se qeveria e tij do të marrë parasysh masat që të ndërmerren nga Irani gjatë ditëve të ardhshme.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, ka dënuar sulmet "në termat më të ashpër", ndërsa Presidenti amerikan Barak Obama i ka bërë thirrje Iranit t`i detyrojë përgjegjësit e këtij sulmi të japin llogari.
Nga ana tjetër, ministria e jashtme ruse i ka quajtur sulmet si të "papranueshme dhe që meritojnë dënim".
Zyrtarët britanikë njoftuan se gjithë personeli ishin të sigurtë pas sulmeve në ambasadën britanike në Teheran dhe në një kompleks të dytë britanik në veri të Teheranit.
Zyrat në të dyja vendet janë plaçkitur, ndërsa në ambasadë, mbështetësit iranianë kanë hequr flamurin britanik, e kanë djegur atë, dhe e kanë zëvendësuar me flamurin iranian.