E Martë, 3 Nëntor 2026

Largimi i shqiptarëve, Rama: Propagandë e opozitës

TIRANË, 15 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë sot narativën e ngritur nga opozita për largim masiv të qytetarëve shqiptare jashtë vendit.

Në rubrikën “Sy m’Sy”, ku ka zgjedhur tu përgjigjet pyetjeve të qytetarëve përmes rrjetit social “Facebook”, Rama tha se akuzuat e opozitës janë propagandë.

“Kjo është propaganda. Në mënyrën më të pacipë “bufi”, “Latifi” dhe gjithë të tjerët thonë pa pikë turpi: ikën 1 milion shqiptarë, ndërkohë që nga Censi 2023 rezultoi se në vend janë 2,4 milionë shqiptarë. 1,2 milionë kishin ikur deri kur PS mori detyrën. Nëse kanë ikur gjatë kësaj kohe edhe 1 milion, i bie të jemi 4,6 milionë“, theksoi Rama.

Rama tha se shqiptarët kanë ikur dhe do të ikin, pasi nuk jetojnë më në bunkierin e Enver Hoxhës, ashtu sikundër po kthehen.

“Kanë ikur shqiptarët patjetër, por nuk kanë ikur më shumë sesa historikisht kanë ikur vit pas viti. Nuk jetojmë më në bunkierin e Enver Hoxhës. Jemi të lirë të ikim e të vijmë. Shqiptarët kanë nisur të kthehen”, u shpreh ai.

Sipas Ramës, do të kthehen gjithmonë e më shumë kur të kenë mundësi këtu.

“Të kenë të njëjtat standarde dhe të njëjtat paga si një mesatare, duke mos diskutuar këtu Francë, Gjermani apo Danimarkë, ku edhe taksat janë më të larta. Diskutohen vendet si Kroaci apo Greqi. Jemi duke u afruar dhe po i arrijmë hap pas hapi”, deklaroi ai.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›