E Martë, 3 Nëntor 2026

Basha: Jemi i vetmi formacion politik në mbështetje të SPAK

TIRANË, 15 prill/ATSH/ Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me qytetarë të Njësive 3 dhe 4 në Tiranë.

Në bisedë me ta, Basha tha se Koalicioni Euroatlantik është i vetmi formacion që është përballë korrupsionit të çdo ngjyre, qoftë të Edi Ramës, Sali Berishës apo Ilir Metës, dhe është i vetmi në mbështetje konkrete të SPAK.

Basha u bëri thirrje qytetarëve të mos qëndrojnë në shtëpi në ditën e votimit, por të mbështesin ndryshimin përmes votës.

“Këta janë arsyeja pse jemi këtu ku jemi. Dhe nga ana tjetër kemi voto PD-në që të nxjerrësh Ilir Metën nga burgu, e të bësh Elvis Roshin apo çunin e xhajës së Elvis Roshit deputet. Elvis Roshi me Ilir Metën është përgjigjja ndaj korrupsionit të Ramës? Prandaj shumë njerëz janë mërzitur, prandaj dhe Edi Rama thotë vetëm me Edin dhe rrini në shtëpi po nuk më votuat mua”, tha Basha, ndërsa kërkoi votën për Koalicionin Euroatlantik.

/m.m//a.f//r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›