E Martë, 3 Nëntor 2026

Hapja e grup-kapitullit “Tregu i Brendshëm”, Gonzato: Hap i rëndësishëm për Shqipërinë drejt BE

TIRANË, 15 prill/ATSH/ Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato e konsideroi një hap tjetër të rëndësishëm për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, hapjen e grup-kapitullit për Tregun e Brendshëm.

Në një postim sot në rrjetet sociale, Gonzato shtoi se “tani duhet të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE”.

“Një hap tjetër i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian: hapja e grup-kapitullit për Tregun e Brendshëm! Tani është e rëndësishme të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE-në”, tha ai.

Sipas ambasadorit Gonzato, vijimi i përafrimit me legjislacionin e BE-së e afron Shqipërinë me një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt.

“BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij rrugëtimi”, shprehet ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

Shqipëria hapi dje në Luksemburg negociatat me Bashkimin Europian për grup-kapitullin 2 “Tregu i Brendshëm”, ndërkohë që deri tani negociatat janë hapur për grup-kapitullin 1 “Themeloret” dhe për grup-kapitullin 6 “Politika e Jashtme”.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›