E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largimi im nga Ministria e Jashtme per me shume perkushtim ndaj LSI

14-09-2010 / Gazeta 55

Ilir Meta komenton arsyet e vendimit te kryesise se LSI-se per emerimet e reja ne kabinetin qeveritar

Menjehere pas vendimit te kryesise se Levizjes Socialiste per Integrim kreu i kesaj force politike Ilir Meta duke komentuar propozimet e bera u shpreh se largimi i tij nga posti i Ministrit te Jashtem behet per shkak te partise qe ai drejton.
Meta siguroi se emri i propozuar si pasardhes i tij Edmond Haxhinasto aktualisht zevendesminister i Transporteve do vijoje me dedikim dhe profesionalizem punen per te permbushur objektivat e Ministrise se Jashtme.
Per vete kreun e LSI rendesi ka qe dhe Ministria e Ekonomise Telekomunikacionit dhe Energjetikes ka me shume detyrime se cdo dikaster tjeter i qeverise ne kuader te integrimit europian.

Ju keni pasur nje komunikim me Ministrin Prifti perpara mbledhjes se sotme te kryesise. A ka pasur debat dhe a rrezikon LSI-ja humbjen e nje deputeti nga ky vendim
Dua tju siguroj qe meqenese te gjitha detyrimet e mia si Minister i Jashtem duhen permbushur me perpikeri edhe Ministri i ri i Jashtem i propozuar nga LSI do te vijoje me dedikim dhe profesionalizem te larte per te permbushur objektivat e kesaj Ministrie dhe te gjithe Qeverise dhe te shtetit ne fushen e politikes se jashtme.

Ju ia keni kerkuar Kryeministrit largimin shume me heret keshtu deklaroi Kryeministri sot. Perse ia keni kerkuar Eumlshte folur gjithmone per nje marredhenie te ndere midis jush dhe zotit Prifti.
Une nuk dua te merrem me spekulime por nuk eshte tashme ndonje sekret per te theksuar se kishte nje lloj konflikti midis detyres sime si Minister i Jashtem dhe detyres sime si kryetar i LSI-se. Statistikat me te fundit pas berjes tashme te nje viti te plote kalendarik ne kete detyre tregojne qe per me shume se 100 dite une kam qene jashte vendit ne permbushje te angazhimeve si Minister i Jashtem qe do te thote nje mungese e jashtezakonshme fizike por edhe njerezore dhe shoqerore e politike ne drejtimin e forces qe une perfaqesoj dhe natyrisht qe kjo ka qene e detyruar nga keto rrethana...

Pikerisht per kete fakt nuk ju vjen keq qe po e lini Ministrine e Jashtme kur po priten vendime te rendesishme liberalizimi i vizave dhe vendimi per statusin e vendit kandidat
Te gjitha keto vendime te gjitha keto sfida natyrisht qe kane nje rol te spikatur te Ministrise se Jashtme por ne fund te fundit jane prioritete te te gjithe Qeverise dhe ne kete drejtim une e ndjej veten te angazhuar edhe ne te ardhmen po keshtu kam edhe besim te plote ne profesionalizmin ne integritetin dhe ne pervojen e Haxhinasto.

A do te ndryshojne prioritetet e Qeverise ne rastin kur posti i zevendeskryeministrit bashkohen me postin e Ministrit te Ekonomise dhe jo atij te Ministrit te Jashtem
Te jeni te sigurt se Ministria e Ekonomise ka me shume detyrime se shume Ministri te tjera se bashku ne drejtim te procesit te integrimit evropian te vendit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›