E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riformatimi per kerkesat e aleateve jo ndryshime te tjera ne qeveri

14-09-2010 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha pranon propozimet e LSI-se

Kreu i ekzekutivit Sali Berisha deklaroi dje duke iu referuar propozimeve te aleateve te Levizjes Socialiste per Integrim per reformatimin e pjesshem te kabinetit qeveritar se i pranon ato plotesisht. Berisha u shpreh se si kryeminister dhe si kryetar i PD-se do te konsideroje ndryshimet e propozuara nga aleatet ne qeveri. Sipas Berishes kerkesa e Metes per te lene Ministrine Jashtme eshte e hershme dhe eshte argumentuar me faktin e perkushtimit te tij ne drejtimin e forces politike.
Shume muaj me pare kryetari i LSI Ilir Meta me ka shprehur shqetesimin e tij serioz se qenia minister i jashtem nuk i jepte mundesi atij te mbante lidhje te domosdoshme me strukturat dhe bazen e partise. Gjashte muaj me pare zoti Meta kishte shtruar kerkesen qe te konsiderohej largimi i tij nga detyra e Ministrit te Jashtem. Une i kerkova ne ate kohe zotit Meta qe meqenese axhenda e jashtme ishte jashtezakonisht e rendesishme dhe eshte e rendesishme te ndiqej axhenda dhe ne nje moment te caktuar te rikonsiderohej kjo kerkese. Zoti Meta pas miratimit te rezolutes ne OKB per Kosoven dhe udhetimit te tij te suksesshem ne Ameriken Latine me njoftoi se koha tanime ishte e domosdoshme per te u shpreh kryeministri Berisha.
Kreu i qeverise kujtoi se nuk ka asnje motiv per te bere ndryshime te tjera vec atyre te kerkuara nga LSI.
Keto jane ndryshime qe i ndermerr nje force aleate per arsyet qe une u shpjegova ketu. PD nuk ka as edhe nje motiv per te bere ndryshime pervec atyre qe propozon LSI tha kryeministri.
Shefi i ekzekutivit vleresoi bashkepunimin me LSI-ne dhe eksponentet e caktua te saj te cilet mbajne edhe portofole ministrore. Berisha vleresoi angazhimin e ministrit Prifti dhe Vasili ndersa garantoi se do te vazhdoje bashkepunimin me ta ne dobi te reformave.
Une kam pasur bashkepunim te shkelqyer me secilin nga ministrat e LSI. Kjo eshte e verteta dhe kam vleresimin me pozitiv per kontributin e secilit prej tyre. Ju jeni deshmitare per veprimtarine shume te rendesishme te Ministrise se Jashtme gjate kesaj periudhe ne detyra me interes shume te madh per vendin. Ju garantoj se reformat ne fushen e ekonomise me zotin Prifti kane ecur me ritmet me te larta. Bashkepunimi im me zotin Prifti dhe ekipin e tij ka qene nje bashkepunim shume pozitiv dhe meriton mirenjohje te plote nga ana ime. I tille eshte bashkepunimi edhe me Ministrin e Shendetesise ku se bashku kemi marre reformat me te thella ne sistemin e shendetesise. Duke theksuar keto natyrisht eshte ne tagrin ne te drejten e seciles force politike ne koalicion me Partine Demokratike te perfaqesoje kompozimin e perfaqesimit te saj ne qeverine e vendit dhe ne administraten e vendit deklaroi me tej kryeministri i vendit Sali Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›