Largimi nga shkolla

Por, ndërkohë që përballja finale është e pashmangshme, Herry Potter duhet të bëjë sakrificën më të madhe dhe vetëm ai ose Voldemort mund të vazhdojë të jetojë…
Këtu shënohet edhe fundi i fëmijërisë, fundi i lotëve dhe piskamave, vorbullës dhe tymit, shoku i vdekjes dhe buzëqeshjeve ironike në “Harry Potter and the Deathly Hallows: Part 2”, një seri filmike kjo që ka bërë edhe ndryshimin e jashtëzakonshëm të pop-kulturës, e që filloi në vitin 2011 dhe që përfundoi në vitin 2011, pra një dekadë të tërë ishim të përcjellë nga Harry Potter.
Edhe në këtë seri rolin kryesor e luan Daniel Radcliffe, i cili luan rolin e magjistarit Harry, përderisa bashkë më të është edhe Hermoine (Emma Watson) dhe Ron (Rupert Grint), të cilët kësaj radhe luajnë rolin e magjistarëve adoleshentë dhe shumë të fuqishëm. Pjesa e fundit është bërë me regji të David Yates, kurse është bazuar në librin e J.K Rowling.
Në këtë pjesë të filmit për Harry Potter kemi edhe fundin e personazhit kryesor të tij, Harryit. Ai mund të jetë edhe i dhimbshëm, por kur dihen etapat se si ka kaluar ai dhe suksesin e tij që ka pasur, qoftë si libër, qoftë edhe si film, atëherë mund të themi se ka qenë edhe një dëshirë e autores së romanit, Rowling që Potter të përfundojë në këtë mënyrë.
Filmi “Harry Potter and the Deathly Halloës: Part 2” është një film që mund të shikohet nga personat mbi moshë 13 vjeçare, pa përcjelljen e prindërve.
HARRY POTTER AND THE DEATHLY HALLOWS – Pjesa 2
Regjia: David Yates; skenari: Steve Kloves, bazuar në romanin e by J. K. Rowling; drejtor i fotografisë: Eduardo Serra; montazha: Mark Day; muzika: Alexandre Desplat; dizajner: Stuart Craig; kostumograf: Jany Temime; producentë: David Heyman, David Barron dhe Rowling; Distruvbutor: Warner Brothers Pictures. Kohëzgjatja: 2 orë 10 minuta.
Aktorë: Daniel Radcliffe (Harry Potter), Rupert Grint (Ron Weasley), Emma Watson (Hermione Granger), Helena Bonham Carter (Bellatrix LeStrange), Robbie Coltrane (Rubeus Hagrid), Warwick Davis (Griphook/Professor Filius Flitwick), Tom Felton (Draco Malfoy), Ralph Fiennes (Lord Voldemort), Michael Gambon (Professor Albus Dumbledore), Ciaran Hinds (Aberforth Dumbledore), John Hurt (Ollivander), etj.