E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në kërkim të një jete të re

Fituesit e çmimit Oskar, Tom Hanks dhe Julia Roberts, së bashku në një komedi romantike që tregon se nuk është kurrë vonë për të filluar një jetë të re. “Larry Crowne” këtë javë në DigiGold.

Pas shumë vitesh si punëtor i dalluar, Lerry Crowne papritur pushohet nga puna dhe duhet të kthehet sërish në shkollë.

Aty ai njihet me shumë njerëz, ndër ta edhe me një profesoreshë simpatike. Një eksperiencë e paharruar që do t’i mësojë se pikërisht kur mendon se gjërat po shkojnë drejt fundit, atëherë mund të fillojë gjithçka.

E tërë kjo kënaqësi do të paraqitet me një lojë plot vullnet të dy yjeve të Hollywoodit, Tom Hanks (që e ka bërë edhe regjinë e filmit) dhe Julia Roberts, një lojë që shumë rrallë shihet viteve të fundit e që në fakt është një film që më shumë u përshtatet të rinjve, por edhe beqarëve, të cilët kalojnë disa vite dhe nuk mendojnë për të krijuar familje.

Edhe pse të dy karakteret përballen me krizë financiare dhe gjenden në mes të një jete përplot klishe dhe turbulenca, ata megjithatë dinë shumë mirë që me dashuri ta mposhtin këtë gjë, kurse Tom luan aq mirë dhe ka bërë po ashtu një film të mirë, që rrezon edhe disa regjisorë të tjerë, përfshirë këtu edhe emisionin e pasanikes Oprah Winfrey.

Tregimi i filmit fillon me karakterin e tij, një burri të shkurorëzuar që tani është i papunë, edhe pse përjashtohet nga puna pikërisht kur ishte zgjedhur si punëtor i muajit.

Kriza financiare e bën atë që të zhgënjehet, përderisa Tom na kthen me këtë karakter paksa në karakterin e tij të mëparshëm “Forrest Gump”.

Por, një lidhje e pazakonshme zhvillohet në mes të mësueses së tij, që luhet nga Roberts, përderisa edhe njëherë shohim këtë aktore duke luajtur ashtu sikurse kishte bërë në “Pretty Woman”.

Larry po ashtu mëson në këtë kurs për ekonominë për profesorë të mëdhenj dhe si të zhvillojë një biznes në kohë krize, përderisa gjatë mësimit përcillen edhe mesazhe interesante, të cilat tregojnë njërin prej filmave më interesant që kemi parë kohëve të fundit.

“Larry Crowne” mund të shikohet nga personat mbi moshën 13 vjeçare. Ai do të shfaqet në kanalin DigiGold nga java që vjen.

LARRY CROWNE

Regjia: Tom Hanks; skenari: Mr. Hanks dhe Nia Vardalos; drejtor i fotografisë: Philippe Rousselet; montazha: Alan Cody; muzika: James Newton Howard; dizajner: Victor Kempster; kostumograf: Albert Wolsky; producentë:. Hanks dhe Gary Goetzman; Distributor: Universal Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë e 39 minuta.

Aktorë: Tom Hanks (Larry Crowne), Julia Roberts (Mercedes Tainot), Bryan Cranston (Dean Tainot), Cedric the Entertainer (Lamar), Taraji P. Henson (B’Ella), Gugu Mbatha-Raë (Talia), Wilmer Valderrama (Dell Gordo), Pam Grier (Frances) dhe George Takei (Dr. Matsutani).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›