E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rryshfeti, arrest në shtëpi për prokurorin e Tiranës

Operacioni i policise i koduar “Ndërmjetësimi”, ka cuar në arrest shtëpie Prokurorin Aleksandër Plepi, i cili akuzohet për marrje ryshfeti me qëllim uljen e dënimit për të arrestuarin Besnik Braka, kundrejt nje shume te konsiderueshme parash. 

TIRANE- NjË prokurori në Tiranë i është dhënë masa e arrestit në shtëpi, pasi është akuzuar për marrje ryshfeti me qëllim uljen e dënimit për të arrestuarin Besnik Braka.
Detajet e operacionit të koduar “Ndërmjetësimi” janë bërë të ditura përmes një deklarate për shtyp nga zëdhënësi i Drejtorisë së përgjithshme të policisë.
Mësohet se Prokurori Aleksandër Plepi 35 vjec në bashkëpunim me dy shtetas nga qyteti i Vlorës bënin pazare për uljen e dënimit të besnik Brakës i cili gjykohet për trafik droge shfrytëzim prostitucioni dhe trafik armësh.
Edhë për Arben Velikon 42 vjeç dhe Panajot Dhiamanditin 33 vjeç është dhënë masa e arrestit në shtëpi për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm nga personat që ushtrojnë funksione publike. Sipas zëdhënësit të drejtorisë së policisë, Klodian Branko, këta shtetas i kanë ofruar prokurorit një shumë të konsiderueshme parash që të ndërmjetësontë në gjylkatë dhe ti jepej një dënim më i ulët shtetasit Besnik Braka.

(e.n/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›