Widhers: Keqardhje për moszgjidhje të krizës

Ambasadori Amerikan në Tiranë John Withers një deklaratë për shtyp ka reaguar për situatën politike në vend, ku thekson se shpreh keqardhjen që deri më sot nuk është arritur asnjë zgjidhje për krizën e tanishme.
Në emër të SHBA, ai shton më tej duke thënë se "nxisim të gjitha palët të vazhdojnë të punojnë brenda parlamentit për të zgjidhur dallimet që kanë me anë të dialogut dhe kompromisit".
Sipas diplomatit amerikan në Tiranë, toni i diskutimeve duhet të përqendrohet mbi gjetjen e pikave të përbashkëta dhe jo mbi arritjet partiake.
"Ndajmë shqetësimet e kolegëve tanë të OSBE-së dhe BE-së që sesioni plenar i 18-19 marsit ishte i padobishëm", thotë Widhers.
"Veprimet e njëanshme nga cilado palë nuk mund as të zgjidhin ngërçin aktual dhe as të çojnë përpara axhendën euro-atlantike të vendit", thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Tiranë.