Varrezat e ushtarëve grekë, Kuvendi miraton sot marrëveshjen me Greqinë
Kuvendi miraton sot marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grekë të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprerjes për ta brenda territorit të shqiperisë. Pak ditë më parë komisioni i jashtëm parlamentar ka kaluar në fshehtësi të plotë këtë marrëveshje të nënshkruar gjatë vizitës së ish-ministres së jashtme greke Dora Bakojanis në Shqipëri muaj më parë. Në fakt mbledhja e këtij komisioni nuk është njoftuar as në saitin zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë. Ndërkohë konferenca e kryetarëve e mbledhur ditën e martë për të miratuar kalendarin e punimeve 3-javore të kuvendit, ka vendosur të përfshijë në punimet e ditës së enjte të kuvendit të shqiperisë miratimin e kësaj marrëveshje. Marrëveshja për varrezat grekë është nënshkruar më 19 nëntor të vitit 2008 në tiranë si rezultat kërkesëss ë vazhdueshme të qeverisë greke. Në bazë të kësaj marrëveshje për rivarrimin e ushtarëve grekë në rënë në periudhën e luftës italo-greke do të ngrihen dy varreza njëra në këlcyrë të përmetit dhe tjetra në Gjirokastër. Ekzanimimet e eshtrave do të bëhen nga një grup ekspertësh të ngarkuar posacërisht për kryerjen e kësaj procedure. Ky grup do të ketë numër të barabartë anëtarësh dhe ekspertë të mjeksisë ligjore. Një rol në këtë proces do të ketë edhe kisha ortodoske greke e cila do të kujdeset për vendprehjen e tyre nga ana humanitare. Po sipas marrëveshjes pala greke do të mbulojë shpenzimet e të gjithë procesit. Ndërkohë në marrëveshje është parashikuar data 28 tetor për kujtimin dhe kryrejen e të gjithë homazheve pranë këtyre varrezave. Miratimi i kësaj marrëveshje ka ngjallur një reagim të ashpër në qarqe të caktuara të cilët kanë kërkuar që ky koncesion ndaj qeverisë greke të shkojë paralelisht me zgjidhjen e çështjes çame.