Largohen portierët Kuszak e Kium
Portieri i Mançester Junajted, Tomaz Kuszak, është detyruar të largohet nga grumbullimi i kombëtares polake, për shkak të një dëmtimi në shpinë. "Gardiani", i cili konsiderohej nga tekniku Leo Benhaker si zëvendësues i Artur Boruc, do të qëndrojë jashtë fushës të paktën për tri javë. Ky dëmtim ka ardhur si një tjetër goditje për polakët, që më parë kishin humbur edhe mesfushorin Jakub Blaszikovski. Benhaker kërkoi leje që në vend të Kuszak të grumbullonte në skuadër Vojçiek Kovalevski. Edhe Portugalia ka humbur shërbimet e portierit të dytë të skuadrës, Kuim. Në stërvitjen e fundit, përpara ndeshjes së luajtur dje me Turqinë, "gardiani" theu bërrylin. Në vend të tij është thirrur Nuno Espirito Santo, që luan te Porto. Ndërkohë, UEFA i ka lejuar teknikut të Rusisë, Gus Hidink, që nëse dëshiron mund të zëvendësojë sulmuesin Pavel Pogrebnjak, i cili ka një dëmtimi në gju. Pogrebnjak ishte ndër pikat më të forta të Zenit St Petersburg në triumfin në Kupën UEFA, me 10 gola të shënuar.
Grupi B
Austri
Kroaci
Gjermani
Poloni
Ndeshjet
8 qershor
Austri-Kroaci
Gjermani-Poloni
12 qershor
Kroaci-Gjermani
Austri-Poloni
16 qershor
Poloni-Kroaci
Austri-Gjermani
Grupi B
Austri
Kroaci
Gjermani
Poloni
Ndeshjet
8 qershor
Austri-Kroaci
Gjermani-Poloni
12 qershor
Kroaci-Gjermani
Austri-Poloni
16 qershor
Poloni-Kroaci
Austri-Gjermani