Largohet Bhler - Komandanti i ri i KFOR Erhard Drews

Ceremonia e nderrimit te komandes u zhvillua ne shtabin qendror te KFOR-it ne pranine e Komandantit te Forcave te Perbashketa te Komandes ne Napoli admiralit Samuel J.Locklear te komitetit ushtarak te NATO-s udheheqesve kryesore politik kosovare dhe shume figurave te jetes publike ne Kosove. Ne ceremoni i pranishem ishte edhe Sekretari i shtetit ne Ministrine e Mbrojtjes se Gjermanise Thomas Kossendry.
Sukses rifillimi i dialogut Kosove - Serbi
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nga ceremonia e nderrimit te komandanteve ne PrishtineGjate nje fjalimi drejtuar te pranishmeve Kossendry tha se forcat paqeruajtese nen udheheqjen e gjeneralit Erhard Buhler treguan nje profesionalizem te vertete duke rikujtuar se ne fund te korrikut trupat e KFOR-it u perballen me nje situate te veshtire ne veri te Kosoves. Ai tha se fakti qe Serbia dhe Kosova rifilluan dialogun kjo mund te cilesohet si nje sukses i madh sepse sipas tij vetem kur njerezit flasin me njeri - tjetrin mund te tejkalohen problemet.
Sekretari i shtetit ne Ministrine e Mbrojtjes se Gjermanise Thomas Kossendry tha se ne fund te muajit korrik disa persona ne menyre te papergjegjshme tentuan te pengojne vendosjen e paqes dhe sigurise ne veri te Kosoves dhe per ta ai pati nje porosi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Thomas Kossendry - Sekretar shteti ne ministrine e mbrojtjes se Gjermanise
Kam nje porosi te qarte per te gjithe ata qe duan ta destabilizojne situaten ne veri te Kosoves. Nuk do te kene sukses. Komuniteti nderkombetar do te jete i perkushtuar per nje ambient te qete dhe te sigurt per te gjithe qytetaret. Vazhdimi i dialogut tregoi se mund te ecet perpara dhe vetem nepermjet dialogut mund te rritet besimi ndermjet njeri tjetrit.
KFOR i angazhuar ne Kosove per nje jete normale
Nderrimi i komandes se KFOR-it behet ne periudhen e ngritjes se tensioneve ne veri te Kosoves e banuar me popullate shumice serbe. Komandanti i deritashem i KFOR-it gjenerali gjerman Erhad Buhler tha se
Ne kete faze jeta pertej lumit Iber nuk ka qene e mire. Shumica e qytetareve te asaj pjese mbeten peng i disa personave dhe grupeve qe kane pasur interes gjithmone qe ta ndajne kete pjese te Kosoves nga Kosova tha gjenerali Erhard Buhler.
Ai tha se KFOR-i do te mbetet i angazhuar qe ne kete pjese te Kosoves te mbizoteroje nje ambient i qete dhe i sigurt dhe njerezit ne ate pjese te jetojne nje jete normale.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Erhard Drews Komandanti i ri i KFOR-it ne Kosove
Komandanti i deritanishem i KFOR-it gjenerali gjerman Erhard Buhler u nderuar nga presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga me cmimin per kontrubutin special per paqe siguri dhe stabilitet ne Kosove.
Komandanti i ri Erhard Drews
bKomandanti i ri i KFOR-it Gjeneral Majori Erhard Drews eshte nje komandant me pervoje dhe i njohur me situaten ne Ballkan dhe historine bashkekohore te Ballkanit. Ne vitin 2001 ai ka sherbyer ne kuader te misionit te NATO-s ne Bosnje. Ai iu bashkua ushtrise ne vitin 1971 dhe deri tash ai sherbente si Komandant i Divizionit Ajror Mobil ne Witshnheim te Gjermanise.
Aktualisht misioni paqeruajtes nderkombetar i NATO-s ne Kosove KFOR ka afro 5500 ushtare. Per shkak te situates se tensionuar ne veri te Kosoves reduktimi i ketyre trupave i parapare me heret nuk do te ndodhe te paket deri ne gjysmen e dyte te vitit te ardhshem.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Mimoza Kelmendi
160