E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreziku i terrorizmit mbetet

Zedhenes te prokurorise dhe te policise ne Berlin thane te premten 09.09.2011 se akuzat kunder dy te dyshuarve per terrorizem te arrestuar te enjten po shqyrtohen. Deri te premten pas mesnate nje gjykates hetues duhet te vendose nese dy burrat do te arrestohen apo do te lirohen. Gazeta Berliner Morgenpost njoftoi se te dyshuarit gjate marrjes ne pyetje kane refuzuar te bejne cdo lloj deklarate.

Te arrestuarit nje 28-vjecar nga Rripi i Gazes dhe nje 24-vjecar gjerman me origjine libaneze sipas informacioneve te agjencise gjermane te shtypit i perkasin salafizmit nje rryme radikale fundamentaliste ne fene islame. Ato akuzohen per pergatitjen e nje akti te rende dhune qe rrezikon shtetin. Kjo sipas paragrafit 89 a te vendosur pas vitit 2009 ne kodin penal denohet me burgim nga gjashte muaj deri ne dhjete vjet. Prokurori federal ne Karlsruhe i cili kryen hetime per vepra te renda penale qe rrezikojne shtetin nuk e sheh veten deri tani te autorizuar per kete ceshtje.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Senatori i Berlinit Ehrhart Krting

Sipas autoriteteve te hetuesise te dy burrat kane porositur tek tregtaret sasi te medha kimikatesh qe mund te perdoren per te ndertuar bomba. Sipas hetuesve ata kane dashur ndoshta te prodhojne nje mjet shperthyes prej qeseve ftohese dhe nje acidi. Se cfare kishin planifikuar saktesisht apo se kunder kujt duhej te kryhej sulmi nuk dihet ende.

Senatori i Brendshem i Berlinit Ehrhart Korting PSD tha se planet e sulmit ishin ne fazen fillestare. Por nderhyrjen e hershme te policise ai e konsideron te arsyeshme. Me mire te nderhyhet tani dhe te parandalohet qe te krijohet dem serioz tha Krting ne Deutschlandradio.

Jo rrezik ekstrem per Gjermanine

Nje lidhje ne mes te aktiviteteve te te dyshuarve me viziten e ardhshme ne Gjermani te Papa Benediktit XVI. apo me dhjetevjetorin e sulmeve terroriste te 11 shtatorit ne SHBA sipas pikepamjeve te hetuesve deri tani nuk ka. Ndryshe nga SHBA ne Gjermani pak para pervjetorit nuk ka informacione te reja per terrorizem. Nje zedhenese e ministrit te Brendshem gjerman Hans-Peter Friedrich CSU tha se nuk jane te njohura plane konkrete sulmesh. Niveli i kercenimit mbetet i pandryshuar.

Kancelarja Angela Merkel tha ne nje interviste me rastin e 11 shtatorit se bashkesia nderkombetare ka ende nje rruge te gjate per te bere ne luften kunder terrorizmit. Ne stacionin televiziv RTL kryetarja e qeverise gjermane tha Ne kemi nje rrezik latent terrorizmi. Ky eshte kercenim i ri i madh tani dhe bashkesise nderkombetare do ti duhet te beje ende shume pune se bashku per te mesuar se se perballet ky kercenim.

Merkel mbron misionin ne Afganistan

Bildunterschrift Ushtare te Bundesverit ne Kundus Afganistan

Pjesemarrjen ne misionin ne Afganistan te vendosur ne kohen e koalicionit socialdemokrat dhe te gjelber si pergjigje te sulmeve Merkel e quajti logjike Ne kishim nje ndjenje se duhej marre persiper pergjegjesi. Ishte gjithashtu e qarte qe sulmet ishin te mundura te pergatiteshin ne nje shtet qe nuk ishte nje shtet i vertete ne Afganistan. Dhe keshtu do te ishte fatale po te kishin qendruar jashte edhe nese rasti i mbrojtjes per here te pare therriste ne nje zone jashte aleances per mbrojtjen e nje zone jashte aleances. Ne Afganistan behet fjale edhe per sigurine e Gjermanise theksoi kancelarja.

Autor DW/A Verbica

Redaktoi160M Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›