E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulm ndaj ambasades izraelite ne Kajro

Demonstruesit egjiptiane sulmuan pjese te ambasades izraelite ne Kajro gjate nates se te shtunes 10.9.. Qindra protestues shkaterruan fillimisht nje mur mbrojtes nje meter e gjysme te larte. Rreth 30 prej tyre hyne me pas ne ndertesen ku gjendet ambasada. Ne ambjentet e ambasades ata grabiten qindra dokumente te cilat i hodhen ne rruge.

Edhe automjeteve te policise iu vu flaka. Qeveria egjiptiane kunderveproi me dhune ndaj demonstruesve rreth 200 vete mesohet se kane pesuar lendime. Qeveria egjiptiane angazhoi edhe forca te ushtrise. Disa qindra ushtare moren pjese ne aksionin kunder demonstruesve forcat e sigurise perdoren gaz lotsjelles si dhe automjete te blinduara.

Fundi i paqes

Bildunterschrift Situata shkallezohet Ambasadori izraelit Jizhak Levanon mesa duket eshte larguar nga Egjipti pas sulmit kunder ambasades. Nga qarqe te aeroportit mesohet se te shtunen ai se bashku me familjen dhe personelin e ambasades eshte ndodhur ne aeroport dhe eshte larguar nga Egjipti. Qeveria egjiptiane sipas nje raporti te kanalit televiziv Al Xhazira i ka vendosur ne gjendje alarmi forcat e sigurise ne kryeqytet dhe thirri kabinetin e sigurise ne nje takim krize.

Shkak per protestat ishte vdekja e pese policeve egjiptiane te cilet u vrane ne kufirin izraelito-egjiptian. Forcat izraelite te sigurise i vrane ata gabimisht gjate nje aksioni ne ndjekje te militanteve islamiste. Qeveria izraelit kerkoi falje zyrtarisht megjithate ne Egjipt jane shtuar zerat qe kerkojne dhenien fund marreveshjes se perbashket te paqes. Egjipti dhe Izraeli e kane lidhur marreveshjen e paqes ne vitin 1979.

Presidenti i SHBA-se Barack Obama telefonoi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu. Obama tha se ishte shume i shqetesuar. Ai i beri thirrje qeverise egjiptiane te garantoje sigurine e ambasades izraelite. Ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak iu lut Ministrise amerikane te Mbrojtjes per ndihme ne mbrojtjen e ambasades ne Kajro.

Autor Dirk Eckert / E. Xhani afp dapd dpa

RedaktoiMimoza Kelmendi

160

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›