Largohet Taiwo, vjen Maxwell

Milan mund të konsiderojë paraqitjen e një oferte për mbrojtësin e majtë të Barcelonës, Maxwell pas vështirësive të Taye Taiwo.
Ky i fundit iu bashkua Rossonerëve gjatë verës si futbollist i lirë nga Olympique Marseille por ka dështuar të adaptohet në San Siro dhe duket se trajneri Massimiliano Allegri ka dyshime rreth nigerianit i cili thuhet se kërkohet nga Benfica.
Taiwo, 26 vjeç ka zhvilluar vetëm dy ndeshje në Serie A dhe tri takime të Ligës së Kampionëve. Ndërsa, Maxwell spekulohej me transferim te Milan edhe gjatë kohës sa ishte anëtar i rivalit të qytetit Inter.